Ja pse Trump nuk duhet ta nënvlerësojë konkurrenten Elizabeth Warren

Ja pse Trump nuk duhet ta nënvlerësojë konkurrenten Elizabeth Warren
  • 12 October 2018 - 08:08

Shkruan: Colin Reed 


Ajo është tepër ekstreme për të fituar një ndeshje të përgjithshme zgjedhore kundër presidentit Trump. Ajo është shumë e majtë për të fituar votuesit në shtetet e pjesës qendrore-perëndimore të SHBA-së, të cilat ia hapën rrugën Trumpit në Shtëpinë e Bardhë

Derisa presidenti Trump ashpërson sulmet e tij ndaj sfiduesve të mundshëm demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, ai e ka veçuar Elizabeth Warrenin nga Masaçusets, duke e vendosur në pirgun e sulmeve. Axios njoftoi kohët e fundit se Trump beson se Warren do të dalë si kandidati presidencial demokrat dy vjet më pas - dhe këshilltarët e tij po i thonë atij se kjo do të ishte një gjë e mirë. Duke punuar në fushatën kundërshtare kur Warren u zgjodh në Senat në vitin 2012, unë kam dëgjuar ato argumente të njëjta duke e nënvlerësuar atë më parë. Argumentet ishin të gabuara atëherë. Edhe tani mund të jenë të tilla. Mendimi se Warren nuk do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale thotë kështu: Ajo është tepër ekstreme për të fituar një ndeshje të përgjithshme zgjedhore kundër presidentit Trump. Ajo është shumë e majtë për të fituar votuesit në shtetet e pjesës qendrore-perëndimore të SHBA-së, të cilat ia hapën rrugën Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Retorika e saj ekstremiste do t'i largojë njerëzit. 

Votuesit e Masaçusetsit preferojnë më shumë qeveritarin republikan |
Charlie Baker sesa Warrenin Por, asnjë prej këtyre argumenteve nuk e pengoi Warrenin të zgjidhej në Senat gjashtë vjet më parë. Sigurisht, një garë për Senat në Masaçusetsin kryesisht demokratik gjatë një viti presidencial është shumë ndryshe nga një garë presidenciale. Warren gjithashtu gjendej shumë prapa presidentit Obama në Masaçusets në vitin 2016. Ai udhëhiqte në këtë shtet me 24 pikë, ndërsa diferenca e saj e fitores ishte një tetë pikë më modeste. Një sondazh i Universitetit SuffolkBoston Globe tregoi se 58 për qind e votuesve të Masaçusetsit nuk duan që ajo të kandidojë për president. Si ish-senatori dhe ish-sekretari i shtetit, John Kerry, po ashtu edhe ish-guvernatori Deval Patrick kanë më shumë mbështetje se Warren për nominimin presidencial demokrat. Sondazhi i njëjtë tregon se votuesit e Masaçusetsit preferojnë më shumë qeveritarin republikan Charlie Baker sesa Warrenin, pavarësisht ngjyrës blu të thellë të këtij shteti të Gjirit. Duke sfiduar gravitetin politik, favorshmëria e Baker-it qëndron në 72 të miratuar / 18 pa miratimin, ndërsa Warren ka një mbështetje më modeste: 57 të miratuar / 35 pa miratim. Në kundërshtim me urtësinë konvencionale, dobësitë më të mëdha të Warren-it qëndrojnë në krahun e majtë. Ashtu si Hillary Clinton, retorika populiste e Warrenit është dëmtuar nga e kaluara e saj më kapitaliste. Tani që i ka fryrë 'bririt' presidencial, ajo do të përballet me shqyrtimin e nivelit presidencial, nga mediat dhe opozita, si demokratike, po ashtu edhe republikane. Pyetjet rreth punës së Warren si një avokate shumë e paguar për korporatat e mëdha do të dalin përsëri. Në vitin 2012, Warren iu rezistoi thirrjeve për të publikuar një listë të plotë të klientëve të saj, dhe ka të ngjarë të përdorë presidentin Trump dhe taksat e tij për të shmangur këtë çështje në vitin 2020. Por, një sfidues i zgjuar demokrat do ta vendoste atë në një pozicion të pakëndshëm sidomos me temën e taksave fazë qendrore. Ekziston çështja e zymtë e përfitimeve personale të Warrenit nga ndërrimi i shtëpive - disa prej tyre të hipotekuara - në Oklahomë, vendin e saj të lindjes. Është një episod që nuk është qartësuar kurrë dhe është një histori e dëmshme në një Parti Demokratike të dashuruar me socializmin. Sigurisht, çështja e vazhdueshme e Warrenit duke përdorur statusin e pakicës për të çuar përpara karrierën e saj profesionale në Universitetin e Harvardit merr një dritë tjetër kur vjen nga e majta. Imagjinoni në një fazë të debatit kryesor në New Hampshire dhe Warren po merret në pyetje nga një prokuror i aftë si senatori Kamala Harris. Harris pyet pse Harvardi e shpalli Warrenin si një "grua të ngjyrës" dhe nëse universiteti ia mohoi këtë vend një kandidati më të merituar.

Ende i duhet të mbijetojë në një sezon fillestar
Warren ende nuk ka përgjigje përse ajo e identifikoi veten si amerikano-vendëse kur aplikoi në institucionet e Ivy League, pse ajo e quajti veten të bardhë herë të tjera dhe pse etnia e saj ka ndryshuar gjatë gjithë jetës së saj. Ajo mund ta konsiderojë çështjen e zgjidhur, por kjo është me të vërtetë interesante për sfiduesit e saj demokratë dhe, më e rëndësishmja, te votuesit demokratë. Në politikë, koha është gjithçka. Në vitin 2016, Warren i hodhi poshtë liberalët të cilët i kërkonin asaj ta sfidonte kandidatin e dyshuar Hillary Clinton, e cila ishte parë me dyshim nga aktivistët. Sikur ta kishte përjetuar rënien presidenciale në vitin 2016, Warren mund të kishte dominuar atë korsinë e majtë. Tani ajo do ta ndajë atë me Harris; senatoren Cory Booker; senatoren Kirsten Gillibrand; dhe me disa të tjerë, që përpiqen ta sfidojnë presidentin Trump. Momenti i Warrenit mund të ketë kaluar. Pra, ndërsa Presidenti Trump dhe skuadra e tij shijojnë një ndeshje të përgjithshme zgjedhore me Warrenin, asaj ende i duhet të mbijetojë në një sezon fillestar. Ashtu si Hillary Clinton, Warren ka dobësi në krahun e majtë. Ashtu si Clinton, rruga e Warren-it për emërim kalon përmes një Partie Demokratike që anon në të majtë, duke e bërë rrugën e saj më sfiduese sesa që njerëzit realizojnë.

(Kosova Sot)