Të ndalen banditët e politikës, serbianët Devolli, dhe arkitekti i të gjitha të zezave, Baton Haxhiu

Të ndalen banditët e politikës, serbianët Devolli, dhe arkitekti i të gjitha të zezave, Baton Haxhiu
  • 21 October 2018 - 07:53

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Banda serbiane Devolli, që vepron tërë kohën në Serbinë fashiste duke pastruar mallrat me simptome kancerogjene dhe shpërndan si vaji në lakra në Kosovë dhe aty vjel vetëm yndyrën e saj dhe dëmton buxhetin e shtetit, duke u pasuruar me para të pista është duke bërë hata dhe krim mafioz të nëntokës kriminale. Mafio-oligarkët Devolli tashmë botërisht po dihet se hynë e dalin atje pa ferrë në këmbë dhe se rrotat e makinerisë së kësaj bande vetëm ndoshta një çerek ore lëvizin në Kosovë, ndërkaq, tërë kohën janë në tokat e sllavo-jugorëve ortodoksë të Serbosllavisë, duke e ndihmuar dhe duke e ngritur në majë ekonominë e Serbisë, që ia zgjatin ymrin dhe e mbajnë gjallë, kurse buxhetin e shtetit të Kosovës qëllimisht, që paguhen nga Serbia fashiste për të shkatërruar në themel, që kjo u dëshmua kohë me parë kur kinse edhe u dënua me 500.000 euro dhe vetëm një Zot i Madh e di se a janë paguar ato mjete apo vetëm ishte propagandë e llojit të tyre.

Akumuluan pasuri për më tepër se 20 breza

Me fjalën BANDITË, ju e dini se ju drejtohem institucioneve shtetërore që nga Presidenca, Qeveria kuislinge me hajdutë që nga koha e njerëzimit, Kuvendit banditësh e rrugaçësh, kryebanditëve dhe banditëve të bandave politike, që kanë punuar dhe janë duke punuar për interesa të tyre personale dhe familjare që para luftës nuk kishin as çorapë dhe as brekë për të veshur e sot janë bërë supermilionerë që ua kalojnë edhe sheikëve të Dubait me shtëpi luksoze, limuzina, avion privat, jahte si të Avromoviçit, motorë nga dhjetë 'Herley Davidson' dhe të mos i numëroj një nga një, që kanë siguruar pasuri për me tepër se 20 breza. T´i thuash banditë pa fakte natyrisht se përgjigjesh me ligj, ndaj unë pa pasur frikë fare po e përsëris dhe ripërsëris se që nga Presidenca e deri te rojtari i organeve shtetërore janë banditë shkuar banditëve dhe jam i gatshëm në çdo kohë të jap fakte për këta hajna që vodhën popullin deri në palcë, jam në gjendje të them se kush ka uzurpuar prona shtetërore me qindra hektarë, kush ka zbritur nga fshatrat që as shejtani nuk bën ve dhe ka uzurpuar prona në qytet dhe jo vetëm për vete, por edhe për akraba të tyre, se gruaja e kujt mban çantën e dorës të shtrenjtë më tepër se 8000 (tete mijë) euro, orë dorë xhipa, çizme all të kuqe etj. Por, këta banditë dhe kryebanditë të shtetit aq më keq që bashkëpunojnë, ushqehen dhe mbështesin fuqishëm bandën serbiane Devolli, që është duke bërë hata, batërdi dhe lemeri në Kosovë dhe këta banditë shkuar banditëve akoma edhe më tutje e shtyjnë këtë bandë serbiane të pasurohet me homologimin, sepse banditët shkuar banditëve të majave të shtetit ndajnë pazarin bashkë, kur populli i shkretë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë dhe shkalla e papunësisë ka kapur majën më të lartë në Evropë dhe se fukarallëku ka prekur mish e asht.

Spiuni publik serb

Mbi të gjitha, arkitekti i kësaj katrahure banditësh dhe kriminelësh drejtohet nga këlyshi i UDB-së serbe me librezë zyrtare që nga viti 1990, zagari dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu. Ky është kapo i krimeve të nëntokës kriminale mafioze serbiane që vepron sipas direktivave serbe në Kosovë. Ky këlysh serbi, Baton Fazli Haxhiu, është spiun publik serb që paguhet më se shumti nga të gjithë spiunët që ka derdhur dhe zbarkuar Serbia në Kosovë, zyrat e UDB-së serbe i shëtit më shumë se dhomat e tij, takohet në Nish, në Beograd dhe jashtë shtetit me krerët serbianë për t'u rënë kambanave të mortit në Kosovë dhe dëgjon edhe frymëmarrjen e të gjithë atyre qe janë kundër Serbisë dhe jo rastësisht Serbia e ka bërë këshilltar të Kadri Topuzit, Edvin Kristaqit në Tiranë dhe si pullë postare dhe shushunja e harambashit Hashim Thaçit, kundër Kosovës dhe kundër kombit tonë në përgjithësi... Pra, është koha e fundit, që të ndalen banditë dhe kryebanditët që nga Presidenca, Qeveria kuislinge, Kuvendi rrugaçësh, kryebanditët dhe banditët e bandave politike, lehaqentë nëpër rrjete speciale që mbështesin këta banditë shkuar banditëve dhe jo popullin, të ndalen edhe njerëzit e sistemit të kalbur gjyqësor dhe mbi te gjitha të ndalen serbianët mafioz Devolli dhe këlyshi dhe arkitekti më i rrezikshëm me tradita të moçme antikombëtare, Baton Fazli Haxhiu, për të shpëtuar vendin. Nesër do të jetë vonë. Në këtë shkrim desha t´iu vë në dijeni se nga kjo klasë hajdutësh e banditësh po fryn veriu i sertë në Kosovë. Nesër; mos thoni se nuk na tregoi. Borxhin tim moral e kreva. Tani, reagimi është në dorën tuaj. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)