Nuk ka diskutim me Beogradin pa reciprocitet!

Nuk ka diskutim me Beogradin pa reciprocitet!
  • 15 November 2018 - 21:07

Shkruan: Muhamet Kelmendi


Kosova duhet njëherë e mirë të kuptojë dhe mos të zhvillojë asnjë diskutim me Beogradin pa e futur reciprocitetin në marrëdhëniet ndërshtëtërore.
Pushtetarët e Kosovës janë përgjegjës për degradimin dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës.
Rruga e tashmë e ka bërë Kosovën jo funksionarë në shumë fusha. 
Konkretisht:
1. Kosova po ndahet dhe copëtohet;
2. Është krijuar de-fakto dhe tash de- jure po ndërtohet një shtet serb;
3. Organet e shtetit e kanë humbur pushtetin në tërë hapësirën territoriale të Kosovës;
4. Serbia nëpërmjet "Listës Serbë" është bashkëqevërisëse në Kosovë;
5.Ekonomia është vartësuar tërësisht nga ekonomia serbe;
6. Shumë kriminelë serb janë amnistuar dhe tash e kanë në dorë  Kosovën Veriorë dhe disa komuna;
7.  Shteti nuk po funksiono për shkak të së drejtës së vetos që e ka grupi i deputetëve serb në Kuvend;
8. Kosova nuk po mundet më të themelojë ushtrinë vetë;
9. Asnjë përgjegjësi s’e ka marrë shteti serb për terrorin dhe gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë;
10. Me punën e tashmë vetëm shteti serb po ka përfitime në Evropë e më gjerë etj.
11. Kosova nuk arriti t'i kthejë edhe 1667 mbetje mortore të shqiptarëve nga Serbia;
12. Mbi 20 miliardë euro janë dëmet materiale dhe morale të krijuara nga gjenocidi serb në Kosovë;
13. Asnjë të drejtë nacionale ekonomike e shoqërorë, qoftë edhe civile në Kosovën Lindorë nuk i kanë shqiptarët etj.
Ata po dhunohen ashpër nga qeveria e Beogradit. Territori i shqiptarëve atje po asimilohet.
Kosova ka ecur si gaforrja. Tash po e humb pavarësinë, duke e lejuar Serbinë që gradualisht të futet brenda në shtetin e Kosovës. Ata po futen ashpër.
Tash edhe telekomin serb po e vendosin në Kosovë.
I hoqën edhe tabelat e regjistrimit të Republikës së Kosovës.
Kosovës nuk iu dha as liberalizimi i vizave.
Faktet e tilla flasin se sa të pandërgjegjshëm janë pushtetarët e Kosovës.
Nënshkruhen marrëveshje pas marrëveshje. Të gjitha në dëm të shtetit të Kosovës. Asnjë në llogari të shtetit.
Nuk kemi as integrim në BE. Kosova po trajtohet nga BE si vend që të afrojë Serbinë tek vetja, duke shkelur shqiptarët. 
Thjesht: Kosova vetëm po humbë.
Kosova duhet që të ndërpresë cdo bisedë me palën serbe pa e pranuar Serbia shtetin e Kosovës. 
Serbia duhet të njohë dhe të japë llogari për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.
Kosova duhet menjëherë të mbështetet botërisht në reciprocitetin në marrëdhënie ndërshtëtërore me shtetin serb.
Asnjë raport pa reciprocitet.


(Kosova Sot)