KS i OKB-së nuk duhet të lejojë kriminelët e kalibrit fashist, si Daçiqi, të sulmojë popullin shqiptar!

KS i OKB-së nuk duhet të lejojë kriminelët e kalibrit fashist, si Daçiqi, të sulmojë popullin shqiptar!
  • 18 November 2018 - 07:47

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Në KS të OKB-së, në Nju- Jork, në formë kriminale dhe fashiste Daçiq sulmoi kombin shqiptar. Në formën kriminale dhe fashiste, të idesë serbomadhe, me qëllim të serbizimit të Kosovës, akuzoi shqiptarët në "terroristë", në "shkatërrues" të kishave ortodokse, duke u kthyer mbrapa në kohë, me qëllim të denigrimit dhe të zhveshjes së shqiptarëve si popull i njohur në histori, si popull liridashës dhe me moral të lartë. Në KS shkoi krimineli Daçiq edhe më larg. Krimineli shkon më larg në kohe, duke u përpjekur, që të tregojë se Kosova gjoja me shekuj ka qenë serbe. Shpalose gjoja djegie të kishave, vrasjen e serbëve, plaçkitjen e pasurisë etj. E çka nuk thotë ky kriminel...!? Por faktet janë të tjera.  

Pikëpamjet fashiste ndaj shqiptarëve

Shqiptarët janë në Ballkan, kur serbët nuk kanë ekzistuar fare në këtë territor të Ballkanit. Në atë kohë ishin përtej Karpateve, duke jetuar në egërsi dhe me barbarizëm. Dhe, ky çetnik e paraqet kombin serb të madhërishëm. Me atë tregoi se çfarë krimineli fashist është. U pa qartë se me shtetin serb nuk duhet të bisedohet pa njohjen e Kosovës si shtet dhe pa e dënuar shtetin serb. Me këta çetniko-fashistë të tipit Vuçiq e Daçiq, si dhe viçat e tjerë, kurrë nuk duhet për të biseduar. Bisedimet me ta në Bruksel vetëm dëm i sjellin paqes. Ata kërkohet nga KS të dënohen dhe Beogradi të izolohet. Kriminelët fashistë të Beogradit e njohin vetëm forcën. Me ata ka treguar historia se vetëm dhuna i ndalon nga fashizmi. Çetnikët e tillë njohin frikën. Ata e dinë se forca i ndalë. Dhe, në këtë anë është turp për KS të OKB të dëgjojë një kriminel të luftës në Ballkan si Daçiq duke shfrytëzuar karrigen e tillë të KS t'i shprehë pikëpamjet fashiste ndaj shqiptarëve.

Për hir të paqes, Serbia duhet të vihet nën protektorat

Është koha kur KS i OKB-së duhet të ndalë këtë kriminel dhe kriminelët fashistë të Serbisë, me të cilët kurrë paqe nuk do të ketë në Ballkanin e djegur dhe të dhunuar nga Beogradi. Ishte Serbia me Milosheviqn, me Vuçiqin e me Daçiqin, si dhe me mijëra fashistë serbe të tipit Daçiq, që dogjën dhe bombarduan, shkatërruan mbi 150 mijë objekte të shqiptarëve në Kosovë. Po ai regjim kriminal serb vrau vetëm në vitin 1999 mbi 13 mijë shqiptarë. Edhe 1667 shqiptarë gjenden nëpër varret masive nëpër Serbi. Mbi 20 mijë femra shqiptare janë dhunuar nga serbët gjatë dhunës fashiste mbi shqiptarët. Ndërsa, mbi 1 mijë fëmijë janë vrarë dhe atë nga fëmijë i porsalindur, deri në moshën 14- vjeçare. Mbi 20 miliardë euro janë dëmet që i shkaktoi shteti kriminal serb në Kosovë. Në mënyrë intensive vazhdon dhuna edhe sot. Këtu nuk ka rëndësi gënjeshtra e Beogradit, sepse ajo poshtërsi dihet, po rëndësi ka fakti pse KS i OKB-së e toleron fashizmin e Beogradit nga karrigia e tillë të shprehë fashizmin. Po krimineli sulmon dhe anëtarët e KS e dëgjojnë dhe e përshëndesin këtë tip idioto- fashist. Për KS ky është ofendim, injorim i vlerave të KS; është fyerje e punës dhe të vlerave demokratike të shteteve demokratike, si SHBA, Anglisë, RF të Gjermanisë dhe shumë shteteve të tjera liridashëse, të cilat mbrojtën vlerat humanitare. Duhet përfundimisht të ndalet Serbia nga ulja në bankën e KS-së. Ajo nuk duhet lejuar të vendoset aty. Serbinë duhet dënuar për krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe tërësisht duhet që të ndalet çdo veprim i saj jashtë Serbisë. Për hir të paqes, Serbia duhet të vihet nën protektorat. Nuk ka paqe tërë kohën sa fashistët ne Beograd përkrahen nga KS i OKB-së. Madje, disa anëtarë të KS as dhunimin seksual të mbi 20 mijë femrave dhe vrasjeve të fëmijëve shqiptarë nuk përmendën.y është turpi i KS të OKB-së. Rreziku për paqen nga politika fashiste e Beogradit është e lartë. Shqiptarët duhet të përgatiten për çdo masë.

 

(Kosova Sot)