Fillim i keq për kampionin, Chelsea mposhtet në shtëpi (Video) - Sport - Kosova Sot
Fillim i keq pėr kampionin, Chelsea mposhtet nė shtėpi (Video)

Fillim i keq pėr kampionin, Chelsea mposhtet nė shtėpi (Video)

Nuk ka nisur aspak mirë sezoni i ri në Ligën Premier për kampionin në fuqi, Chelsea, që para tifozëve në Stamford Bridge pësoi humbje prej 3-2 nga Burnley.

Që nga minuta e 14-të e takimit, Blutë mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Gary Cahill u përjashtua me karton të kuq.

Përjashtimi i Cahill ishte ndër momentet vendimtare të ndeshjes(Twitter/Squawka)

Ndërsa në vazhdim, mysafirët ishin të pandalshëm. Sam Vokes ishte i pari që shënoi në minutën e 24.

Stephen Ward (39’) dhe sërish Sam Vokes (43’) bënë që vizitorët të shkonin në pushim me tre gola epërsi.

Në gjysmën e dytë, nikoqirët bënë presion të vazhdueshëm, mirëpo te goli arritën vetëm në minutën e 69-të.

Transferit të ri, Alvaro Morata, nuk iu deshën shumë minuta në fushë për ta shënuar golin debutues në Ligën Premier. Pas një harkimi të Willian, sulmuesi spanjoll arriti të realizojë me kokë (69’).

Morata shënoi golin debutues në Ligën Premier (Twitter/Squawka)

Në vazhdim, Chelseat iu përjashtua edhe një lojtar. Cesc Fabregas mori kartonin e dytë të verdhë (81’).

Mirëpo, edhe me nëntë lojtarë, Blutë arritën të shënonin golin e dytë. David Luiz u gjend më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë (88’).

Me gjithë përpjekjet deri në fund të takimit, Chelsea u desh ta pranonte humbjen në këtë javë të parë të sezonit 2017/2018 në Ligën Premier.]

/

(Kosova Sot)

21 orë e 49 minuta më parë