Thohir ja vë objektivin Interit për në Ligë të Kampionëve! E kërkon gjysmëfinalen

  • 21 May 2018 - 21:36
Thohir ja vë objektivin Interit për në Ligë të Kampionëve! E kërkon gjysmëfinalen

Inter mbrëmë në mënyrë dramatike siguroi pozitën e katër kundër Lazios, pozitë kjo që e dërgojë skuadrën milaneze në Ligën e kampionëve

Por, drejtuesi i Interit ka vënë një objektiv të lartë për Interin në Ligë të Kampionëve duke thënë se ai dëshiron që skuadra e tij të arrijë së paku në gjysmëfinale të kësaj gare.

“Objektivi i  jonë këtë sezonë ishte që të ktheheshim në ligën e Kampionëve pas pesë viteve dhe ia dolëm. Tani objektivë e kemi gjysmëfinalen për të cilën gjë do ta mbajmë Luciano Spallettin ende në stolin e trajnerit”, ka thënë Thohir.

Pas kësaj Thohir ka thurur elozhe jo për fansat e Interit në Itali por për fansat e Interit në Kinë.

“Falë 220 milionë tifozëve që kemi në Kinë, po punojmë me Suning derisa të ardhurat e klubit janë në rritje të vazhdueshme ku këtë sezon kemi arritur të fitojmë 220 milionë dollarë, kurse kalimi në Ligën e Kampionëve do të na rris fitimin në 300 milionë”, ka thënë Thohir. 

(Kosova Sot)