Çka po ndodh me Hajvalinë?

  • 31 August 2015 - 08:48
Çka po ndodh me Hajvalinë?

Dy ndeshje dy humbje për Hajvalinë është vërtet një start i papritur

 “Edicionin e kaluar Ferronikeli e filloi kështu kampionatin me humbje, madje ne e kemi mposhtur sa më kujtohet mua në gjiron e dytën në Skenderaj me rezultat  5:2, por ja që në fund ata u shpallën kampionë. Pa dyshim që edhe  ne do të kthehemi dhe kjo nuk diskutohet”, ka thënë Liridon Leci

Skuadra e Hajvalisë në javën e ardhshme ndeshet me Vushtrrinë

Dy humbje të njëpasnjëshme që në hapje të stinorit, sikur e kanë ndezur “dritën e kuqe” te skuadra e Hajvalisë, e cila ka nisur në mobilizim të përgjithshëm për t’i thënë stop këtij starti të keq. Derisa kryesia ka analizuar dy ndeshjet e para dhe ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj atyre futbollistëve që nuk po angazhohen, shtabi teknik ka premtuar se nga ndeshjet e ardhshme Hajvalia do të tregojë një fytyrë krejt tjetër, derisa vetë futbollistët kanë thënë se ata kanë forcë për t’i kompensuar këto dy humbje dhe se Hajvalia në fund të garave do të jetë aty ku e meriton, pra në kreun e tabelës. Gjithsesi, duhet pranuar që trajneri i ri i Hajvalisë, Mentor Miftari, nuk i ka nisur si duhet garat, andaj atij i duhet shumë punë për ta vendosur në binarët e vet këtë skuadër, e cila ka shpenzuar bukur shumë për të krijuar një ekip, që do të luftonte për titull të kampionit si dhe Kupën e Kosovës. “Pavarësisht këtyre humbjeve ne assesi nuk dorëzohemi. Na mbetet tash të mobilizohemi për ndeshjet e ardhshme pasi ky është vetëm fillimi i kampionatit dhe jam i sigurt se në ndeshjet e radhës do të përmirësohemi dukshëm”, ka thënë asistenti i Mentor Miftarit, Emin Bajrami. Në anën tjetër kapiteni i Hajvalisë, Liridon Leci, është i befasuar me këtë start pasi, sipas tij, kjo skuadër me këta futbollistë nuk e meriton këtë start... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)