Laçi ende ka shpresë për ta përfunduar aventurën në Europë

  • 12 July 2018 - 21:02
Laçi ende ka shpresë për ta përfunduar aventurën në Europë

Laçi ka humbur sot kundër Anorthosis edhe pse ata kaluan të parët në epërsi në minutën e 21’të. Në pjesën e dytë vendasit e rikthyen rezultatin për të fituar 2-1, por për laçianët ende ka shpresë pasi që do të mund ta luajnë ndeshjen e dytë të kthimit pas një jave

Laçi ka humbur sot në Qipro nga skuadra Anothorsis edhe pse arbitri i këtij takimi ka bërë disa vendime shumë të dyshimta.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Laçin të cilët edhe kaluan në epërsi në minutën e 21’të te ndeshjes.

Pas golit të shënuar, Anothorsis fillojë sulmet në drejtim të portierit të Laçit por nuk arritën të shenojnë gol.

Në pjesën e dytë arbitri i kësaj ndeshje, José María Sanchez Martinez nga Spanja akordoi një penallti shumë të dyshimtë pasi që mbrojtësi i Laçit nuk e kishte prekur fare lojtarin kundërshtarë.

Nga pika e bardhë shënoi kroati Danijel Pranjic.

Anothorsis do të shënonin edhe një herë, kësaj radhe nga një ndërprerje ku më se miri u  gjend Sekou Cisse për ti kaluar qipriotët në epërsi.

Në minutën e  85 Laçi pati një mundësi të mirë për të barazuar, edhe pse pas një goditje nga këndi një mbrojtës i Anothosis luajti me dorë por prapë gjyqtari spanjoll heshti.

Se gjyqtari spanjoll mori vendime kontraverse në këtë ndeshje u pa edhe në minutat shtesë ku akordoi vetëm një minutë shtesë edhe pse disa herë pati ndërprerje të lojës nga të dyja palët.

Laçi do ta pret skuadrën qipriote pas një jave në Shqipëri ku me një gol mund të kalojë tutje në fazën tjetër të Europa Ligës.


(Kosova Sot)