Ronaldo e fton Messin në Serie A

  • 10 December 2018 - 10:18
Ronaldo e fton Messin në Serie A

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka ftuar Lionel Messin që t’i bashkohet atij në Serie A.

Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë verë për 112 milionë për të kaluar te Juventusi, pasi në La Liga qëndro për nëntë stinore, ku kishte një rivalitet të madh me yllin argjentinas

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo për Messin.

“Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur”.

“Do të doja që ai të vijë në Itali një ditë. Si unë, ta pranojë sfidën”.

“Sidoqoftë, nëse ai është i lumtur atje, e respektoj atë”.

“Ai është një lojtar fantastik, djalosh i mirë por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”.

(Kosova Sot)