Milani përsëri interesohet për Fellainin

  • 12 January 2019 - 11:16
Milani përsëri interesohet për Fellainin

Milani është futur përsëri në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedi, Marouane Fellaini.

31-vjeçari thuhet se do të largohet nga “Old Trafford” në verën që vjen si lojtar i lirë.

Që prej se ka ardhur në stol Ole Gunnar Solskjaer, belgu nuk po arrin të luajë ashtu si në kohën sa ishte trajner Jose Mourinho.

Sipas raporteve në Belgjikë, Milani do të tentojë transferimin e tij qysh në këtë afat kalimtar.

Për Fellainin interesohet Porto dhe klubi kinez, Guangzhou Evergrande. 

(Kosova Sot)