Ankohet Mourinho: Mua më trajtojnë ndryshe, ndërsa Kloppin dhe Guardiolën në mënyrë të veçantë

  • 20 January 2019 - 11:23
Ankohet Mourinho: Mua më trajtojnë ndryshe, ndërsa Kloppin dhe Guardiolën në mënyrë të veçantë

Jose Mourinho beson se ai trajtohet ndryshe nga Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, duke sugjeruar se, derisa veprimet e tij në vijën anësore mund të sjellin sanksione, të tjerët lartësohen për shkak se e shfaqin pasionin.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, i cili u shkarkua nga detyra në “Old Trafford” në dhjetor, ka histori të ndërlikuar të sjelljes së tij në vijën anësore, sidomos për mënyrën famëkeqe duke u përleshur me trajnerët kundërshtarë në një numër rastesh gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, ai thotë se homologët e tij, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt trajtohen më mirë kur bëjnë gjeste të ngjashme pranë vijës anësore.

“Disa njerëz e ngatërrojnë pasionin me kontrollimin e emocioneve. Do t’jua jap një shembull dhe do ta kuptoni se kam të drejtë. Situata të ngjashme, unë me trajnerët të tjerë, pasoja të ndryshme”, tha Mourinho për BeIN Sports.

“Kur Mourinho sillet keq në vijën anësore, kur Mourinho e shkelmon një shishe, kur Mourinho e bën këtë e atë, ai suspendohet, dhe paguan për këtë. Kur e bën Jurgen Klopp, ai është i veçantë, kur e bën Pep Guardiola, ai është i veçantë, kur e bën Mourinho, ai përjashtohet”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)