Nuk pagoi asnjë cent për të, por do ta ketë pagën pothuajse sa të Ronaldos

  • 11 February 2019 - 20:49
Nuk pagoi asnjë cent për të, por do ta ketë pagën pothuajse sa të Ronaldos

?Aaron Ramey tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi përmes faqes zyrtare.

Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Sipas BBC sport, Ramsey do të fitojë te Juventusi 400 mijë funte në javë, apo ndryshe afër 20 milionë funte në sezon – vetëm Cristiano Ronaldo fiton më shumë, 30 milionë.

 

(Kosova Sot)