Pas plaçkitjes së zyrës dhe tentimit të dëbimit të saj nga Brezovica, kështu reagon Federata Skitare e Kosovës

  • 14 February 2019 - 17:43
Pas plaçkitjes së zyrës dhe tentimit të dëbimit të saj nga Brezovica, kështu reagon Federata Skitare e Kosovës

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj autorëve që e plaçkitën zyrën e saj dhe që tentuan ta dëbonin këtë institucion sportiv kosovar nga Brezovica

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar ashpër përmes një njoftimi në rrjetet sociale pas plaçkitjes së zyrës së saj nga serbët dhe pas tentimit të dëbimit të institucionit sportiv kosovar nga objekti ku ishte i vendosur.

Kjo Federatë kërkon nga Policia që akterët të vihen para drejtësisë pas kësaj ngjarjeje të turpshme.

“Informatë: Plaçkitet zyrja e Federatës Skitare në Hotel Molika - Brezovicë dhe tentohet dëbimi i saj nga ky objekt. Me këtë rast është duke u marrur Policia e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të gjinden dhe të vihen para drejtësisë akterët e këtij rasti të shëmtuar si dhe të rikthehen paisjet e vjedhura”, shkruan në reagimin e Federatës Skitare të Kosovës. 

 

(Kosova Sot)