Kosova – Danimarka, formacionet e mundshme

  • 21 March 2019 - 11:14
Kosova – Danimarka, formacionet e mundshme

Kosova dhe Danimarka do ta zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00

Kosova dhe Danimarka do ta nisin vitin 2019 me ndeshjen miqësore që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

Kjo përballje do të jetë një test i mirë për të dyja skuadrat dhe një mundësi për t’i provuar lojtarët që nuk kanë hapësira të mjaftueshme në ndeshjet zyrtare kualifikuese.

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide në konferencë për shtyp ka paralajmëruar se mund t’ua japë rastin nga minuta e parë lojtarëve debutues, që janë ftuar për herë të parë.

Ndërsa, edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet t’i bëjë disa “eksperimente”, për ta parë gjendjen e lojtarëve.

Mediat daneze, respektivisht “Ekstrabladet” në versionin e saj online i ka publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sontme. 

Lexo edhe: Higuaini mund të detyrohet të kthehet në Juventus

Formacionet e mundshme:

Kosova (4-2-3-1): Muric – Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli – Shala, Voca – Rashica, Halimi, Zeneli – Muriqi

Danimarka (4-3-3): Schmeichel – Dalsgaard, Kjær, ”Zanka” Jørgensen, Stryger – Eriksen, Schöne, Delaney – Poulsen, Jørgensen, Braithwaite.

(Kosova Sot)