Ronaldo i papërmbajtshëm, bën gjest të pahijshëm ndaj gjyqtarit të katërt

  • S.A /
  • 27 March 2024 - 13:08
Ronaldo i papërmbajtshëm, bën gjest të pahijshëm ndaj gjyqtarit të katërt

Portugalia pësoi një humbje të befasishme kundër Sllovenisë 2:0 në një ndeshje miqësorë, transmeton "Kosova Sot Online".

E kjo nuk ka pëlqyer aspak Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk u përmbajt dhe kur mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes shfryu kundër të gjithëve.

Ronaldo u largua nga fusha plot inat, duke bërtitur e madje fyer disa tifozë, ata që ishin më afër dhomave të zhveshjes.

Tërbimin e shoqëroi me gjestikulime, madje nuk kurseu as gjyqtarin e katërt.

Sido që të jetë, Ronaldo po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian të gjashtë, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë. Portugalia në grup do të jetë me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë.

(Kosova Sot Online )