De Gea mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 15:56
De Gea mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll

Që nga largimi prej Manchester United gjatë verës së kaluar si futbollist i lirë, David De Gea ende nuk ka gjetur klub.

Edhe gjatë këtij afati kalimtar të janarit, spanjolli nuk arriti të angazhohet, ndonëse kishte zëra për interesimin e disa ekipeve.

Së fundmi u fol për Nottingham Forestin, por De Gea duket se i refuzoi ata.

Mediat spanjolle po raportojnë se 33-vjeçar mund të nënshkruaj me Real Madridin në fundin e sezonit, njëjtë si kanë raportuar para pak muajsh.

Kepa Arrizabalaga do të rikthehet te Chelsea dhe “Los Blancos” po mendojnë të firmosin me De Gean.

Spekulime për De Gean kishte edhe për skuadra si Newcastle United nga Anglia dhe Al Nassr nga futbolli arab, por asgjë nuk ndryshoi.

(Kosova Sot Online)